Dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë. Të martën janë regjistruar 521 raste të reja me COVID-19 ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Dhjetë rastet e vdekjes në 24 orët e fundit janë nga Podujeva 2 raste (81,75 vjeç), Prishtina 2 raste (83,58 vjeç), Vitia 2 raste (77, 77 vjeç), Mitrovica 1 rast (71 vjeç), Peja 1 rast (79 vjeç), Juniku 1 rast (83 vjeç), Rahoveci 1 rast (78 vjeç).
Të martën janë kryer 1375 testime, ndërsa janë shëruar 585 persona.
Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 40 mijë e 117, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 1026 prej tyre. Janë 13 mijë e 505 raste aktive.
Rastet pozitive të sotme janë nga komuna Prishtinë 285 raste, Pejë 36 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Gjilan 25 raste, Gjakovë 21 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Kamenicë 11 raste, Prizren 10 raste, Deçan 8 raste, Istog 8 raste, Drenas 7 raste, Suharekë 7 raste, Viti 7 raste, Klinë 6 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Vushtrri 2 raste, Obiliq 2 raste, Kaçanik 2 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Shtime dhe Novobërdë.