Kosova ka arritur Memorandum Mirëkuptimi me Mbretërinë e Bashkuar e cila do të ofrojë mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe Zyrën e Kryeministrit në procesin e dialogut me Serbinë.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri, Avdullah Hoti, përmes një njoftimi në Facebook. Ai ka thënë se memorandumi është nënshkruar me ambasadorin Nicholas Abbott.
Ende nuk ka datë për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Nga Brukseli thuhet se takimi i radhës i nivelit të lartë do të thirret sa më shpejtë që të krijohen kushtet, ndërsa një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës.