Qeveria e Kosovës e ka finalizuar draftin e vendimit të ri mbi masat shtrënguese, kundër pandemisë COVID-19.
Bazuar në draftin e këtij dokumenti që sapo u është përcjellë ministrave për shqyrtim e votim, masat më restriktive do të aplikohen në komunat ku përhapja e infeksionit është e lartë, e në të cilat bën pjesë edhe Prishtina – përkatësisht, ku ka mbi 150 persona të infektuar për 100 mijë banorë brenda javës, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këto komuna do të ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre pas orës 19:00 e deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme. Po kështu, do të ndalohen edhe hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse në të njëjtin interval kohor, sikurse gjatë kësaj kohe do të ndalohet tërësisht edhe veprimtaria e gastronomisë.
Vendimi hyn në fuqi të premten, më 13 nëntor, në ora 18:00.
Draft-vendimin me 31 pika, që pritet ta miratojë Qeveria sonte nëpërmjet votimit online, mund ta gjeni më poshtë.
{gallery}