Arbëri

Çitaku dorëzon medaljen “Urdhri i Lirisë” për presidentin Trump

Çitaku dorëzon medaljen “Urdhri i Lirisë” për presidentin Trump
 

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, i ka dorëzuar këshilltarit Rober O’Brien për Siguri Kombëtare medaljen ‘Urdhri i Lirisë’ për presidentin amerikan Donasld Trump. Pas kësaj, O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që kanë lehtësuar normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Thellë i nderuar për t’u prezantuar me medaljen e meritave të presidentit të Kosovës. SHBA-të ishin krenare për të lehtësuar angazhimin historik për normalizimin ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë moment”, tha ai.