Nëntë persona kanë vdekur në Kosovë në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 129 raste të reja me koronavirus.
Shifra totale e të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 410, ndërsa numri total i të infektuarve ka arritur në 11.454.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIKSHPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 449 mostra dhe 129 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu janë shëruar 152 pacientë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 7343.
Raste aktive janë 3792. Sërish më së tepërmi raste pozitive janë regjistruar në Prishtinë, 45. Në Pejë 12 raste, në Mitrovicë e Vushtrri nga nëntë raste, në Lipjan 7, në Gjilan 6, në Ferizaj, Gjakovë, Skenderaj nga pesë, në Prizren 4, Obiliq, Viti, Istog nga tri raste, Drenas, Klinë, Podujevë, Rahovec nga dy raste dhe nga një rast në Deçan, Fushë Kosovë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.
