Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se AAK-ja ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me LDK-në dhe se nuk ka ashpërësim të marrëdhëniëve.
Ai ka thënë se do t’i forcojnë raportohet meqë koalicioni qeverisës është ndërtuar me synim që të jetë afatgjatë. E uron Zotit që të mbetet i tillë.
“Raporti në mes LDK-së dhe AAK-së, si dy parti të qendrës së djathtë nuk është çështje, ne nuk kemi asnjë problem, ne e kemi shumicën parlamentare, programet dhe qëllimet, qëndrimet, që i vendosim në raport me tema nacionale si dialogu. I bëjmë në formën e një partneri, e partneri i mirë është që ta thotë mendimin me shkrim dhe ballafaqon me të në mënyrën që me ndihmu. Pra ne nuk kemi çka me u relaksu apo ashpërsu, kemi marrëdhënie pune të shkëlqyeshme të cilat besoj që do t’i kultivojmë për shkak se ky koalicion u ndërtua me synim afatgjatë, dashtë Zoti të jetë kështu, nëse jo vazhdojmë tutje”, ka thënë Tahiri, përcjell KSP.
Në një konferencë për media pas një takimi me organizata joqeveritare, Tahiri, ka thënë se raportet me LDK-në nuk janë ashpërsuar asnjëherë dhe ka treguar se sot ka zhvilluar një diskutim me kryeministrin Avdullah Hoti përmes platformarve online.
Mospajtimet mes dy partnerëve qeverisës filluan kur Hoti zhvilloi takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, e në të cilin takim nuk e mori ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.
Më pas kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kritikoi këtë veprim të Hotit dhe po ashtu emërimin e Skënder Hysenit si koordinator të dialogut, për të cilin Haradinaj ka thënë se Aleanca nuk është njoftuar. Haradinaj kritikoi Qeverinë edhe për futjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë.