Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur kanibalizëm politik sulmin e deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ndaj kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Kusari-Lila i kishte uruar shërim të shpejt Hotit, por e kishte kritikuar atë se nuk ka respektuar protokollet dhe ka rrezikuar bashkëpunëtorët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoti në anën tjetër është përgjigjur duke thënë se ka vepruar sipas protokolleve, pasi është testuar pasditen e të dielës.
“Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’i japim kurajë ose ta lëmë rehat në telashet e tij. Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!! Strucat e kabinetit qeveritar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë. Turp!” – ka shkruar Mustafa në Facebook.