Arbëri

Kandidati nga Kërçova, që sfidon sistemin e korruptuar

Kandidati nga Kërçova, që sfidon sistemin e korruptuar
Artikull i sponsorizuar

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, kërçovari Remzi Mehmedi, në zgjedhjet e 15 korrikut sfidon sistemin e korruptuar duke kandiduar si deputet në njësinë e pestë zgjedhore, që përfshin Kërçovën, Strugën, Dibrën, Dollnenin, Ohrin dhe Prespën.

Remzi Mehmedi, lindur në fshatin Shitovë të Kërçovës, ka marrë titullin “Master i së drejtës ndërkombëtare publike” në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 2009-2016 ka qenë i angazhuar si asistent në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Juridik. Ai gjithashtu në vitin 2017 u caktua zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve nga Aleanca për Shqiptarët, mirëpo, siç e dimë, Aleanca për Shqiptarët u tërhoq nga qeveria e Zoran Zaevit për arsye parimore.