Arbëri

Franca kalon më të keqen me pandeminë, por virusi ekziston ende

Franca kalon më të keqen me pandeminë, por virusi ekziston ende
Foto: Reuters

Pjesa më e keqe e koronavirusit ka përfunduar në Francë, por njerëzit duhet të jenë vigjilentë ngase virusi ende vazhdon të qarkullojë, ka thënë ministri i Shëndetësisë i këtij shteti Oliver Veran, raportoi Reuters të hënën.

“Pjesa më e keqe e epidemisë është prapa neve por virusi nuk ka vdekur. Nuk e kemi mundur në tërësi dhe jemi duke e kontrolluar qarkullimin e tij. Vazhdojmë me testime”, tha Veran për televizionin LCI.