Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tetëmbëdhjetë të shëruar dhe tri raste të reja me COVID – 19

Foto: Alban Bujari / KOHA

Numri i të shëruarve të hënën ishte dukshëm më i madh se numri i të infektuarve të rinj me COVID – 19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të hënën janë konfirmuar vetëm tri raste të reja. Bëhet fjalë për tri raste në Komunën e Prishtinës.

Ndërkohë numri i atyre që janë shëruar është tetëmbëdhjetë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 754, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Numri i të prekurve është rritur në 988, ndërsa deri më tani nga pasojat e koronavirusit kanë vdekur 29 persona, që kishin edhe sëmundje shoqëruese.