Arbëri

Sveçla thotë se azilkërkuesit në Kosovë po trajtohen sipas normativave ndërkombëtare

 

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka vizituar Qendrën e Mbajtjes në Vranidoll, ku janë duke qëndruar disa azilkërkues.

Siç bëhet e ditur nga një njoftim për media, ai ka theksuar të gjithë azilkërkuesit janë duke u trajtuar sipas ligjit për azil në Kosovë dhe normativave ndërkombëtare.