Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti i shkruan letër Thaçit: Zgjedhje pas pandemisë, mos përdorni standard të dyfishtë

Foto: Alban Bujari / KOHA

Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, i ka shkruar sërish letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke ja bërë të ditur se nuk e refuzojnë kërkesën e tij për dërgimin e emrit të mandatarit. Porse ai ka ripërsëritur se kërkojnë zgjedhje posa të kalojë pandemia e koronavirusit.

Kurti edhe në këtë letër ka kërkuar sqarim për “përdorimin e standardit të dyfishtë që Thaçi dhe partitë politike po tentojnë ta imponojnë në rrugë jokushtetuese".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Do të jem në pritje të sqarimit tuaj, me shpresën se do të përdorni standardin e njëjtë që po pritni nga unë. Pas përgjigjes suaj mbase mund ta kem më të qartë arsyen pas këtij insistimi për t'u marrë me çështje dytësore e tretësore, në një kohë kur të gjithë duhet të bashkohemi në luftën kundër armikut të përbashkët- COVID-19”. 

Ai tutje ka shtuar se pret nga ai t’i përgjigjet letrës së fundit që ky ja dërguar.

Image