Arbëri

Shitësit e luleve dhe rruga e kafeve të rakisë

Foto: Koha

Më 18 mars të vitit 1999 nënshkruam Marrëveshjen e Rambouillet për çlirim, më 18 mars 2020 Hashim Thaçi nënshkruan dekret për gjendje të jashtëzakonshme të Kosovës dhe protagonizëm tijin

1.

Një djalë në të njëzetat, i veshur me xhinse dhe “hoodie”, xhaketë me kapulaçë ecën para meje, te plateja e ndërtesës ku banon Nana ime. I bën dy hapa dhe ndalet, merr me të majtën një duq cigareje të hedhur mbrëmë, ndoshta sot në mëngjes. Pastaj i bën edhe dy të tjerë dhe me të djathtën mbledh dy të tjerë e i fut në xhep të xhaketës. Deri në fund të platesë gjen nja dhjetë, kthen kokën dhe më sheh. Vazhdon përpara, mbrapa nuk ka duqa cigaresh.

Në rrëfimin tim paragjykues duhet të kesh rënë bukur poshtë, në shëndet mendor, para së gjithash, që të mbledhësh duqa cigaresh në rrugë.

Në rrëfimin e tij joparagjykues nuk ekziston gjë tjetër e rëndësishme- koronavirusi, kriza ekonomike që po vjen me të, shikimi im - pos duqave të mbledhur të cigareve që atij i vijnë si një dhuratë në këtë mëngjes të Murtajës me Kurorë.

Kemi dy rrëfime të ndryshme, e jemi vetëm dy.

Vështrimin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.