Arbëri

ATK-ja pezullon nga puna një inspektor tatimor, dyshohet për marrje ryshfeti

Foto: Alban Bujari / KD / ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës ka marrë vendim për pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për inspektorin tatimor S.S i cili është arrestuar nën dyshimet se ka keqpërdor pozitën dhe autoritetit zyrtar, si dhe marrje të ryshfetit.

ATK-ja thotë se rasti në fjalë, nga Divizioni i Standardeve Profesionale i ATK-së, është dërguar në Drejtorinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Policin e Kosovës me datë 11.12.2019.

“Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë”, thotë ATK-ja në një njoftim për media.