Arbëri

Kërkohet që mësimdhënësit me sëmundje të rënda të pensionohen më herët

Në mungesë të ligjeve në Kosovë për pensionim të parakohshëm, mësimdhënësit me sëmundje të rënda detyrohen të vazhdojnë punën.

Hulumtues të kësaj çështjeje vënë në dukje se kjo situatë krijon pasoja të dyfishta, si për mësuesit po ashtu edhe për procesin mësimor, transmeton KTV.

Në SBASHK dhe në MASHT kërkojnë krijimin e një ligji për pensionim të parakohshëm me 70% të pagës, por një gjë të tillë nuk e ka lejuar Ministria e Punës.

Në Kosovë, janë 216 mësimdhënës të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda.

Pavarësisht sëmundjeve ata detyrohen të dalin në punë, pasi nuk mund ta braktisin atë sepse mund të mbesin përveç punës edhe pa paga.