Arbëri

Pëson rënie blerja e produkteve online në Kosovë shkaku i koronavirusit

Pëson rënie blerja e produkteve online në Kosovë shkaku i koronavirusit

Kosova ka ndaluar mallrat që dyshohet se bartin koronavirusin e ri, Covid-19, të cilat kanë origjinën nga Kina, thonë zyrtarë të Doganave të Kosovës dhe Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK).

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2018, Kosova ka eksportuar mallra në Kinë në vlerë prej rreth 1.4 milionë euro, derisa ka importuar në vlerë prej rreth 312 milionë euro.