MPJ nuk i komenton deklaratat e Daçiqit se Togo e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës Foto: Koha

MPJ nuk i komenton deklaratat e Daçiqit se Togo e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës

26 August 2019 10:36

Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dashur ta komentoj deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, se Togo e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Këshilltari i ministrit të Jashtëm në detyrë, Jetlir Zyberaj, ka thënë për Koha.net se nuk do ta komentojnë propagandën dhe dokumentet e falsifikuara të Ivica Daçiqit.

Ai thotë se çështja e vetme me të cilën do të merren me të, janë krimet e luftës që partia SPS dhe Millosheviç i kanë bërë në Kosovë.

“Pozicioni ynë është i qartë, se ne nuk do të komentojmë propagandën dhe dokumentet e falsifikuara të Ivica Daçiqit. Çështja e vetme që do të merremi me Ivica Daçiqin, janë krimet e luftës që partia SPS dhe padroni i tij, Millosheviçi i kanë bërë në Kosovë, në të cilin ai shërbeu si zëdhënës më zell, deri në varrim të tij, duke ia bartur nëpër rrugët e Beogradit edhe kufomën e tij. Ata do të përballen me forcën e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq konfirmoi mbrëmë gjatë një interviste për TV Pink të Beogradit, se Togo është vendi i 15 që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai me këtë rast prezantoi notën e këtij vendi, dërguar Beogradit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme