Arbëri

Kurti merr mbështetje nga Blerim Reka

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar me ish-ambasadorin dhe së fundi kandidat për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se bashkë me Rekën kanë biseduar për gjeopolitikën ballkanike në prag të zgjedhjeve në Kosovë, transmeton Koha.net.

Kurti thotë se me ish-ambasadorin u pajtuan se pas tri dekadash të tranzicionit post-konfliktual, ka ardhur koha për tranzicion post-korruptiv të rajonit, meqenëse sipas tij, korrupsioni mbetet kërcënim strategjik dhe derë e hapur për fuqitë jashtë komunitetit Euro-Atlantik.

“Konstatuam se janë shpresëdhënëse qëndrimet e reja të faktorit ndërkombëtar mbi reciprocitetin dhe simetrinë lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, e që mungonte gjatë dialogut shtatë vjeçar të Brukselit”, thuhet në postimin e tij.

Ndërkaq Reka citohet të ketë thënë se Lëvizja Vetëvendosje mund ta bëjë ndryshimin aq të pritur në Kosovë.