Arbëri

Java vendimtare për zgjedhjet e reja

Foto: Koha

Kanë rezultuar pa sukses tentativat e presidentit për ta nxjerrë një emër tjetër për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.

Pasi mori përgjigje negative nga përfaqësuesi ligjor i PAN-it, presidenti nuk ka treguar nëse do t’i vazhdojë konsultat me partitë e tjera, për të provuar çuarjen deri në fund të këtij mandati, ashtu siç e obligon edhe Kushtetuta. Por të gjitha partitë kanë përjashtuar mundësinë që të bëhen pjesë e ndonjë kombinimi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thirrur për të hënën mbledhjen e Kryesisë, me të vetmen pikë të rendit të ditës- Përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI-të.

Por para se ta shpërndajnë vetveten, Lidhja Demokratike ka paralajmëruar të kërkojë një seancë për votimin e fondeve të Bashkimit Evropian- IPA, që janë rreth 90 milionë euro.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)