Arbëri

Meta cakton zgjedhjet më 13 tetor, Rama e quan “çmenduri të dytë”

Meta cakton zgjedhjet më 13 tetor, Rama e quan “çmenduri të dytë”
Foto: Ilustrim

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka konfirmuar se 13 tetori 2019, do të jetë data e re e zgjedhjeve.

“Dekreti për datën e re të zgjedhjeve, është data 13 tetor. Dy arsyet pse kam vendosur këtë datë, sepse është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhjet vendore gjithëpërfshirëse. Arsyeja e dytë është sepse si e kam nënvizuar edhe në 8 qershor, kur e zhdekretova datën e zgjedhjeve, ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë të integrimit evropian, mos shkëputjet të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave. Kemi humbur shumë kohë, por për fat të mirë në agjendën e BE është për të marrë një vendim për çeljen e negociatave në tetor, dhe mbledhja është me 18”, tha Meta.