Arbëri

Kompania norvegjeze e interesuar për investime në menaxhimin e mbeturinave

 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur sot në takim Henrik Selstam, kryeshef Ekzekutiv nga kompania ScandGreen Energy, i cili ishte i interesuar të investojë në Kosovë në sektorin e energjisë së ripërtërishme.

Sipas tij, ScandGreen Energy është kompani norvegjeze e cila ka më shumë se 30 vjet përvojë në prodhimin e kimikateve dhe ka fabrika në vende të ndryshme të botës si, Sllovakia, Danimarka dhe Gjermania.