Kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj gjatë konferencës së mbajtur për media të enjten është pyetur edhe lidhur me shkarkimin e këshilltarit të presidentit, Bratislav Nikoliq dhe kërkesën e deputetit të VV-së, Glauk Konjufca për të thirrur Këshillin e Sigurisë.
Lidhur me këtë çështje, Haradinaj tha se pa e proceduar nuk guxojnë të veprojnë.
“Jemi institucione që detyrohemi për informata në ndjekjen e procedurave. Pa dalë në publik jemi të obliguar t'i zbatojmë nuk mund të thërrasim Këshillin e Sigurisë vetëm pse ka dalë një lajm. Ne i kemi ndjekur ato procedura dhe kaq mund të them. Për këso raste duhet të procedohet. Por nuk mund të ndërmarrim veprimet në kohë ashtu siç na kërkon një palë tema verifikohet dhe kualifikohet. Ne aktivizohemi por shumë tema nuk janë për media, tha Haradinaj, transmeton ksp.