Java nis freskët, por fundjava ngrohet Foto: Alban Bujari / Koha

Java nis freskët, por fundjava ngrohet

02 June 2019 22:34

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën me dije se situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme edhe përgjatë kësaj jave.

Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik dhe vranësirave konvektive të cilat do të mbizotërojnë mbi territorin tonë.

“Në fushat barike kemi luhatje me amplituda të ndjeshme, por nuk priten të regjistrohen vlera të ulëta, duke u ruajtur vlerat normale. Kjo situata labile e motit do të sjellë kushte të favorshme për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale parashihen të regjistrojnë kufijtë ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-26 gradë Celsius”, bën me dije IHMK, raporton Koha.net.

Sipas Institutit, dita e hënë parashihet të jetë më e freskëta, përderisa dita e premte paraqitet me maksimumin e temperaturave gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.

“Vikendi do të jetë më i ngrohtë me temperatura tipike të cilat do t’i përgjigjen mesatareve të muajit qershor. Kjo si pasojë e masave të ngrohta të ajrit të cilat janë në rrugëtim nga Afrika Veriore drejt Gadishullit të Ballkanit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi maksimale deri 12m/s”, thekson IHMK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme