Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në Twitter pas deklaratave të sotme të presidentit Ilir Meta lidhur me reformat në sektorin e drejtësisë.
“Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet!”, shkruan Rama.
A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.
Pa diskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme, po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit.