Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpallen të pafajshëm Lushtaku e të tjerët në rastin “KEK-u”

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe personat e tjerë të akuzuar në rastin “KEK-u” janë shpallur të pafajshëm sot nga Gjykata Themelore.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar avokati i Lushtakut, Arianit Koci, raporton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë rast gjyqësor Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale mashtrim. Ndërkaq ish-drejtori i prokurimit, Driton Pruthi, drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj dhe ish-kreu i OSHP-së, Hysni Hoxha akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ndërsa kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria pretendonte se sjellja e paligjshme e të pandehurve, ka rezultuar me dhënien e kontratës kompanisë së sigurimit “Security Code”, e cila ka ofertuar si pjesë e konsorciumit me kompaninë “WDG”. Kontrata në fjalë ishte për periudhën dy vjeçare, në shumë prej 6, 182, 609.76 euro, shumë kjo për të cilën pretendohej se është dëmtuar KEK-u. Pronar i kompanisë që pati fituar tenderin është Milazim Lushtaku, kushëri i Sami Lushtakut i cili po ashtu është liruar nga akuza.