Arbëri

Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut, më përfitueset nga taksa e Kosovës ndaj Serbisë

Foto: Koha / ilustrim
 

Rampa e Kosovës për mallrat nga Serbia,e cila ekonominë serbe brenda vitit e dëmton rreth 500 milionë euro, po iu bën mirë disa vendeve të ish Jugosllavisë, por edhe vendeve më të zhvilluara të botës, shkruan sot gazeta e Beogradit “blic”.

Sipas shënimeve në të cilat thirret kjo gazetë, Kosova në muajin shkurt e ka shtuar importin për 13,4 për qind, përkatësisht 27 milionë euro më shumë në krahasim me vitin 2018.