1 perditesime
Arbëri

Jovanoviq thotë se u pyet nga policia serbe “pse bashkëpunon me Qeverinë e Kosovës e s’bëhesh pjesë e Listës Serbe”

Jovanoviq thotë se u pyet nga policia serbe “pse bashkëpunon me Qeverinë e Kosovës e s’bëhesh pjesë e Listës Serbe”
Foto: Koha
12:01

Jovanoviq thotë se u pyet nga policia serbe “pse bashkëpunon me Qeverinë e Kosovës e s’bëhesh pjesë e Listës Serbe”

Stërgjan Jovanoviq, i cili dje ishte ndaluar nga pjesëtarë të policisë serbe ka thënë se edhe sot, kur ka dashur ta kalojë pikën kufitare, pyetjet kane qenë të njëjta.

“Pse jeni pjesë e Qeverisë së Kosovë, pse bashkëpunoni me ta përse nuk bëheni pjesë e Listës Serbe", raporton KTV.

Nd[rsa Sllobodan Petroviq ka kërkuar që të ndalen këto, siç i ka quajtur ai, tortura ndaj pjesëtarëve të SLS. Ai ka thënë se me këto veprime nuk i frikësojnë ata.

11:28

Kalimi i pjesëtarëve të SLS-së në Merdar shkakton pritje të gjata

Pritje të gjata janë shkaktuar në pikën kufitare të Merdares pas kalimit të pjesëtarëve të SLS të cilët kanë kaluar këtë pikë kufitare në shenjë proteste për ndalimin e pjesëtarëve të kësaj liste në pikat kufitare, raporton KTV.

Image

Kujtojmë se dje në Dheun e Bardhë, është ndaluar këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Stërgjan Jovanoviq.

LEXO EDHE: Protestë e zyrtarëve të SLS-së, sot bëjnë kalim të organizuar të kufirit në Merdare