Arbëri

Pritjet për marrëveshje të shpejtë Kosovë – Serbi, përtej realitetit

Foto: Këshilli Evropian

Viti 2019 mund të jetë vendimtar për arritjen e një marrëveshjeje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ndonëse e ka vlerësuar procesin negociator me Serbinë si mjaft të vështirë, Thaçi ka shprehur bindjen e tij se marrëveshja do të mund të përmbyllet brenda vitit 2019.

Thaçi ka deklaruar se në muajt në vazhdim nëse punohet nga të dyja palët [Kosova dhe Serbia ]do të mund të arrihet një zgjidhje, që sipas tij, do t'i përmbyllte armiqësitë ndërmjet dy vendeve.

“Ne do të punojmë shumë dhe shpresoj që të shohim fleksibilitet dhe kreativitet edhe në Beograd, dhe në javët dhe muajt e ardhshëm të arrijmë një marrëveshje përfundimtare”, ka deklaruar Thaçi.

Por, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë, konsiderojnë se një marrëveshje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë e vështirë e arritshme, dhe se për të, siç thonë ata, duhet të punohet shumë.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se tendenca dhe planet edhe nga aspekti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian janë që të arrihet një marrëveshje sa më parë.

“Mbetet të shihet se sa me të vërtetë do të ndodhë. Askush nuk e di me saktësi. Ka një optimizëm se marrëveshja duhet të bëhet në këtë vit deri në qershor, flitet kështu derisa zonja [ Federica] Mogherini është në zyrë[ në postin e saj si Përfaqësuese e Lartë e BE-së]. Po në të njëjtën kohë nuk po i shohim takimet formale, intensifikim e procesit të dialogut edhe pse konsultat dhe takimet joformale kanë vazhduar. Mbetet të shihet dhe besoj se administrata amerikane do të bëjë edhe më shumë në muajt e ardhshëm për të provuar dhe për të nxjerrë një marrëveshje, por nuk ka siguri e nuk ka garanci se do të ketë marrëveshje”, tha Rashiti.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.