Anëtarë të shoqërisë civile në Kosovë kanë kërkuar nge deputetët e Kuvendit të Kosovës që në seancën plenare të paralajmëruar për të mërkurën, ta votojnë Ligjin që rregullon punën e tyre me ndryshimet e kërkuara.
Shoqëria civile në Kosovë po kërkon që të ndryshohet amendamenti 31 i nenit 41, i cili ka të bëjë me parimin ‘jo për përfitim’, i cili siç është aktualisht, lejon që pasuria e OJQ-ve, pas shuarjes, të transferohet në biznese private.
Ligji për shoqërinë civile i miratuar në nëntor të 2018-s, është kthyer sërish në Kuvend nga Zyra e presidentit, pas kërkesave të shoqërisë civile me arsyetimin se ligji i aprovuar rrezikon funksionimin e sektorit joqeveritar.