Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi dorëhiqet nga pozita e kryetarit të Bordit të AKP-së

Kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi, raportohet se ka ofruar dorëheqjen nga kjo pozitë.

Sipas burimeve të KP, arsye e dorëheqjes është situata e fundit e krijuar në AKP, pas shkarkimit të drejtorit të AKP-së, Ekrem Hajdari.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu është thënë se Petrit Gashi ka qenë i vetmi nga anëtarët e bordit që nuk e ka votuar shkarkimin e Ekrem Hajdarit nga pozita e drejtorit të AKP-së.

Kuvendi i Kosovës, në dhjetorin e vitit 2015 kishte kompletuar bordin Agjencisë Kosovare të Privatizimit duke zgjedhur anëtarët e propozuar nga Qeveria e Kosovës. Kryetar i Bordit të AKP-së, ishte zgjedhur Gashi, ndërsa anëtarë janë Hasime Mazreku, Bekim Selimaj, Qemajl Behrami, Ranko Gjokiq, Bajram Zejnullahu, Avni Ajdini dhe Skender Komoni.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me Gashin, por një gjë e tillë ishte e pamundur.