Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar Aleksandër Vuçiqin se ndodh të mos i lejohet hyrja në Kosovë.
Ai i përmendi tri arsye pse lejohen serbët në Kosovë, në të kundërtën ai thotë se këmba e tyre nuk do shkelte në këtë tokë, raporton KP.
“Nuk e di a vjen Vuçiqi në Kosovë, ja kemi dhënë lejen por me destruktivitet të stabilizimit në Kosovë, edhe kjo vihet në pikëpyetje. Dhe e dyta, nuk ka çka shkon te Liqeni i Gazivodës, nuk dihet as a ka me ardhë. Nuk dua këtë para jush ta bëjë të qenit patriot ose më pak patriot, dua të bëjë konsensus, kur ka qenë koha kundër agresorit atëherë e kam bërë. Nëse e vendosim për mos me ardhur, Vuçiqi nuk do të futet në Kosovë. Ajo çka po mendojmë është për situatën e bashkëqytetarëve tanë të cilën po e bëjmë; me pozicionin e shtetit tonë të pavarur e sovran; me liberalizimin e vizave; me partnerët tanë ndërkombëtarë! Përndryshe mos të ishte kjo situatë, këmba nuk do i shkelte në Kosovë. Le ta provon pa leje, e din edhe ai tjetri (Marko Gjuriqi)”, ka thënë ai.