Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër në orën 10:00 të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, e thirrur nga partitë opozitare.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se do të ketë debat të gjatë për dialogun, raporton KTV.
Përveç njoftimit të mbajtjes së kësaj seance, Veseli nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.

Ndërsa Dardan Sejdiu nga Partia Socialdemokrate ka thënë se presin që rezoluta që do të prezantohet nesër të votohet, e që dialogu të kthehet në Kuvend.
Gjithashtu, ai beson se rezoluta që do të prezantohet nga partitë opozitare do të përkrahet nga të gjtha partitë. Ai ka thënë se çdo diskutim jashtë Kuvendit dhe pa mandat të Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës e cila e përcakton vendin si republikë parlamentare, raporton KTV.

Më pas, para mediave ka folur Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, i cili ka kërkuar mbështetje edhe nga partitë në koalicion për të miratuar rezolutën që i ndalon presidentit Hashim Thaçi që të negocioj për sovranitetin e Kosovës.
