Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-gjykatësi i EULEX-it do të ndiqet penalisht nga një palë kosovare

Edhe pse është larguar nga Kosova, palët që kanë pasur punë me ish-gjyqtarin britanik Michael Simmons, nuk e kanë harruar kohën e tij këtu.

Tash e disa muaj, Reshad Zherka, i dënuar për ushtrim ndikimi në rastin e ish-prokurorit Nazmi Mustafi, ka nisur betejën ligjore në Angli, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga Londra kanë marrë një konfirmim nga Gjykata Supreme, që tregon se Simmons nuk ka punuar kurrë si gjykatës në Britaninë e Madhe.

“Gjykatësi Simmons nuk ka punuar kurrë në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe ne nuk kemi asnjë lloj informacioni për të”, thuhet në përgjigjen e dërguar për Zherkën.

Ai i ka thënë KTV-së se do të vazhdojë të kërkojë drejtësinë në Angli, pasi që janë ngritur pikëpyetjet për përgatitjen profesionale dhe kapacitetin e Simmons për të gjykuar në Kosovë.

Ish-gjyqtari britanik që në një kohë u bë edhe kryetar i Gjyqtarëve të EULEX-it në Supreme ka ikur nga Kosova në nëntor 2017.

Në letrën e dorëheqjes ai tha se po ikte nga një sistem i korruptuar, por vetë misioni evropian tha se po e hetonte për një seri ankesash ndaj tij.

Për më tepër, është raportuar se ai kurrë nuk e ka ushtruar punën e gjyqtarit në vendin e tij, por para Kosovës, po pa përvojë kishte shërbyer për disa vjet në Bosnjë.

Ai e kishte shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në rastin Kleçka, kurse pas ngritjes në detyrë kishte caktuar panelet e gjyqtarëve për raste të ndryshme.

Simmons ishte kryetar i trupit gjykues në rastin Kleçka, i cili kishte përfunduar me lirimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve.