Kryetari i Shtimes dhe kandidat për kryetar të kësaj komune nga PDK, Naim Ismajli ka njoftuar se sot në Vjenë të Austrisë ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Kolektorit të ujërave të zeza, projekt i financuar e buxhetit nga Qeveria dhe Banka Austriake.
Postimi i Ismajlit në Facebook:
Disa orë më parë, nënshkrova Marrëveshjen për projektin e ndërtimit të Kolektorit të ujërave të zeza me përfaqësuesit e kompanisë Konsulente dhe Inxhinierike nga Austria "OSTAP".
Marrëveshja siguron aprovimin e buxhetit nga Qeveria dhe Banka Austriake, dhe pas kësaj nga Ministri i financave të Republikës së Kosovës do të fillojë implementimi i këtij projekti në pranverën e vitit 2018.
Është lajm i mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë dhe një prej projekteve më kapitale.
Urime për të gjithë qytetarët e Shtimes!

-
Arrin kontingjenti i parë i gypave për ndërtimin e kolektorit në Shtime
-
Naim Ismajli, kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes
-
Prej disa vitesh zvarritet projekti i kolektorit për trajtimin e ujërave të zeza në Shtime
-
Nis faza e dytë e projektit “Ndërtimi i sheshit në qytetin e Shtimes”
-
Zvarritet ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza