Zgjedhjet lokale

Shala u premton subvencione të gjithë fermerëve të Pejës

Gjatë ditës së sotme kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Sabiha Shala ka takuar fermerë të fshatit Zahaq të Pejës.

Duke parë nga afër punën e tyre, Shala u ka premtuar mbështetje të pa rezervë dhe subvencione të gjithë fermerëve të Komunës së Pejës.

Njoftimin e ka bërë të ditur vet kandidatja për të paren e Pejës në faqen e saj zyrtarë në Facebook.

Takova fermerë të fshatit Zahaq dhe nga afër u njoftova me punën që bëjnë ata e cila më pak mbështetje nga institucionet puna e tyre do të ishte shumë herë më e lehtë.

Ju premtova mbështetje të parezervë dhe subvencione për të gjithë fermerët në Komunën e Pejës.