Zgjedhjet lokale

10 pikat me të cilat Fisnik Gjinaj synon ndryshimin e Mitrovicës

Descriptive Text

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Mitrovicës, Fisnik Gjinaj, ka hapur sot fushatën elektorale në Mitrovicë, duke inkurajuar qytetarët që të dalin masivisht në zgjedhjet e 22 tetorit dhe t’i votojnë njerëzit të cilët janë dëshmuar për integritet, karakter dhe profesionalizëm.

Ai ka bërë të ditur mënyrën e udhëheqjes si kryetar i ardhshëm i komunës së Mitrovicës, duke thënë se do të sjellë një shkollë ndryshe të qeverisjes, ndërsa ndër 10 pikat kryesore të programit të tij ka përmendur depolitizimin në arsim, ndërtimin e shkollave më moderne, krijimin e kushteve për kthim të të gjithë të shpërngulurve nga Mitrovica dhe rrethina, zhvillimin e infrastrukturës rrugore, shëndetësi të avancuar dhe të ngjashme.

“Unë ju sjellë një shkollë ndryshe të qeverisjes, sepse unë nuk besoj në një mënyrë të qeverisjes që vendos pushtetarin mbi qytetarin, shoqin mbi shoqërinë, dhe grupe të ndryshme mbi parimin. Unë do të jem në shërbim të qytetarit. Do të jem avokat i çdo qytetari për t’i zgjidhur problemet jetike në vendin ku jeton. Mitrovicën dhe qytetarët e saj po e pret një kthesë jetike për së mbari, sepse Mitrovica do të bëhet qytet i krenarisë, ku secili qytetar do të mburret që është pjesë e qytetit të minatorëve”, ka thënë Gjinaj.