Mustafa “ndëshkon” kandidatët e LDK-së që vendosin posterë, thotë se s’ka vota për ta

Mustafa “ndëshkon” kandidatët e LDK-së që vendosin posterë, thotë se s’ka vota për ta

30 shtator 2017 21:59

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ditë më parë kishte deklaruar se është marrë vendim nga Shtabi zgjedhor që të mos përdoren posterë në këto zgjedhje lokale.

Ky vendim kishte ardhur, siç pati deklaruar Mustafa, në mënyrë që fushata të jetë sa më racionale e me shpenzime më të ulëta, dhe pati thënë se e respektojnë ambientin, pronat publike dhe private, raporton Koha.net.

Mirëpo, sipas ankesave që kanë shkuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në KQZ, del se më së shumti dënime i janë shqiptuar pikërisht kësaj partie, e si duket gjobat kanë qenë të ndërlidhura me posterë.

Për këtë, Mustafa tha se LDK do të publikojë emrat e atyre që nuk respektojnë heqjen dorë nga posterët, që dëmtojnë ambientin dhe buxhetin e partisë.

“Do të kërkojmë që dënimet t'i paguajnë ata që thyejnë rregullat dhe se nuk do të kërkojmë votë për ata/ato nga qytetarët dhe anëtarësia e LDK-së”, është shprehur Mustafa përmes një postimi në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme