Gashi Hogoshtit i premton rregullimin e stadiumit dhe infrastrukturës shëndetësore Foto: Koha

Gashi Hogoshtit i premton rregullimin e stadiumit dhe infrastrukturës shëndetësore

30 shtator 2017 21:48

Kujtim Gashi, kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) gjatë një tubimi në fshatin Hogosht u ka premtuar banorëve se do të ketë investime në rregullimin e stadiumit të fshatit ku edhe pritet t’i zhvillojë ndeshjet zyrtare klubi i futbollit “Kika” si dhe do të ndërtojë kanalizimin nëpër këtë fshat dhe do të investojë edhe në infrastrukturën shëndetësore.

Ai është zotuar se në qeverisjen e tij nuk do të ketë zvarritje të projekteve ndërsa ka premtuar se do të ketë reforma në administratë dhe mënyrën sesi do të udhëhiqet komuna.

“Nuk është e lehtë të qeveriset në një vend si Kamenica, mirëpo mbetet përgjegjësi e imja në të ardhmen që në mandatin 4 vjeçar t’i radhisim prioritetet dhe investimet konform mundësive dhe aspektin e financave që do të ketë buxheti komunal. Unë ju garantoj se në prioritetet e mia do të jetë përmirësimi i kushteve të stadiumit të Kikës dhe mbështetja e klubit ‘Kika’ që të garojë ashtu siç e meriton. Natyrisht që ambulanta e fshatit është në kushte jo të mira të punës dhe ne e dimë që nuk ka një autoambulancë e cila do tu shërbejë banorëve. Ne e dimë se ndriçimi dhe kanalizimi mungojnë në fshatin tuaj. Ne do të përpiqemi se në projektin e humbur, që nuk ka arritur të realizohet në mandatin e kaluar, projektin për ujërat e zeza, ta realizojmë si projekt i cili financohet nga fondet e Qeverisë Austriake dhe është një projekt kapital në vlerë prej 6 milionë euro”, ka thënë ai raporton korrespodenti i Kohës Ditore në Gjilan.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme