Zafir Berisha nga Nisma ka propozuar koalicion qeverisës PAN-Vetëvendosje.
Në Interaktiv të KTV-së, Berisha ka thënë se pas rezultateve zyrtare të KQZ-së për zgjedhjet e 11 qershorit, koalicioni fitues PDK-AAK-Nisma duhet t’i propozojë bashkëpunim Vetëvendosjes që doli subjekti i dytë më i votuar në vend.
“Mendoj se vota e qytetarit ka nxjerrë këtë rezultat. Mendoj se njëherë duhet t’i bëhet thirrje Vetëvendosjes, por për këtë duhet të vendosin liderët”, ka thënë Berisha.
Në këtë koalicion ai ka thënë se posti i kryeministrit duhet t’i mbetet Ramush Haradinajt.
Ai thotë se kjo duhet të bëhet para se t’i propozohet një marrëveshje koalicionit LDK-AKR-Alternativa.
Artikuj të ngjashëm
-
Sherifi: VV është sjellë egër me neve, s’bëjmë koalicion me ta – shkojmë të vetëm në zgjedhje
-
Presidenti i kërkon koalicionit PAN propozim-mandatarin e ri për kryeministër
-
Zafir Berisha ia ofron votën e tij VV-së e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj
-
Haradinaj dhe Limaj në Qeveri, ua lirojnë vendin dy deputetëve të PDK-së
-
LDK-ja nuk sheh mundësi të një qeverie gjithëpërfshirëse