Duke u bazuar në çmimet e smartfonëve premium të avancuar këto ditë, me siguri se askush do të dëshironte të mbetej me një telefon “të ngadalshëm”, dhe nëse keni problem të vendosni mes HTC U11+ dhe Samsung Galaxy Note 8 atëherë shikoni videon e shkurt nga PhoneBuff përmes të cilat treguan se sa të shpejtë janë këto dy modele.
Për ata që nuk duan të ndajnë disa minuta për këtë video, në fund të këtij testi të shpejtësisë fitimtar doli U11+ i HTC-së, transmeton Koha.net. Xhiron e parë e kaloi për 1 minutë e 21 sekonda dhe xhiron e dytë (ku është testuar aftësia për multi-detyra teksa në prapavijë vazhdojnë të jenë të hapura aplikacionet) e ka përfunduar brenda 26 sekondave. Ndërkaq, Galaxy Note 8 i Samsungut xhiron e parë e kaloi për 1 minutë e 31 sekonda, ndërsa xhiron e dytë brenda 30 sekondave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDiferenca e shpejtësisë mes këtyre dy modeleve nuk është aq e madhe, por interesante është kur konsiderojmë se Note 8 në fakt ka më shumë RAM memorie. Të dy telefonat kanë procesor të Qualcommit, Snapdragon 835, dhe HTC U11+ ka 4 GB RAM ndërsa Note 8 ka 6 GB RAM.