HMD Global ua ka bërë të qartë konsumatorëve se ka në plan të përditësojë të gjitha telefonat e rinj Nokia për të paktën dy vitet e ardhshme dhe me këto premtime, edhe telefoni me buxhet të ulët Nokia 3 do të përditësohet me platformën Oreo deri në fund të vitit.
Përveç përditësimeve të parashikuara të modeleve më të dobëta të Nokias, duhet të theksohet se zyrtarisht ka filluar përditësimi në sistemin e fundit Oreo për Nokia 8.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy informacion është konfirmuar në Twitter nga kreu i HMD Global, Juho Sarvikas. Sipas tij, kompania do të përditësojë Nokia 8 me sistemin më të ri operativ duke filluar nga dita e sotme, transmeton ksp.
Aktualisht është e paqartë kur telefonat e tjerë të Nokias do të marrin një përditësim, por pritet që kjo të bëhet deri në fund të vitit 2017.