Pak a shumë secili smartfon i avancuar në vitin 2017 ka ardhur me 6 GB të RAM memories, përveç serisë “Galaxy S” të Samsungut.
Shumë fansa kanë pritur së paku të shohin 6 GB RAM-in, por telefonat Galaxy S8 kanë arritur vetëm me 4 GB ndërsa me 6 GB RAM janë në dispozicion vetëm në disa shtete të caktuara, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajm i keq është se Galaxy S9 nuk do të sjellë ndryshime drastike. Në fakt, seria e re do të ketë versionin me 4 GB të RAM memories sipas uebfaqes së njohur Geekbench dhe sipas raportimeve të mëparshme Galaxy S9 dhe S9+ do të mbesin me 4 GB RAM.
Shpresohet që versioni me 6 GB RAM të jetë në dispozicion më gjerësisht.