Gjiganti teknologjik, Samsung është duke u përgatitur për lansimin e fabletit të ri Galaxy Note 8, fotografitë e të cilit janë publikuar nëpër rrjetet sociale.
Samsungu më 23 gusht do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të zyrtarizojë Galaxy Note 8.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNote 8 raportohet se do të ketë ekran 6.3-inç Quad HD me rezolucion 2960x1440 pixels. Fableti do të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 835.
Specifikat tjera të këtij telefoni janë 6 gigabajt RAM dhe 64 GB memorie të brendshme. Pajisja do të ketë edhe versionet me 128 dhe 256 GB.
Kamera kryesore e telefonit do të ketë dy sensorë me 12 megapixel ndërsa do të operojë me sistemin Android 7.1.1 Nougat.
