Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google rrezikon të gjobitet mbi 1 miliard dollarë

Google mund të përballet me një gjobë rekorde të shqiptuar nga Bashkimi Evropian për shkak të keqpërdorimit të dominimit të vet në treg.

Pritet që zyrtarët evropianë të marrin vendim se gjiganti teknologjik është fajtor për shkak të manipulimit të rezultateve në shfletuesin e tij, “duke përdorur pozitën e vet dominuese që në mënyrë sistematike të favorizojë shërbimet e veta për tregti në faqet e veta të shfletuesit”, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëse dëshmohet se është fajtor, Google do të detyrohet të paguajë gjobë në shumën prej më shumë se një miliard dollarë. Ky hap vjen pas hetimeve shtatëvjeçare nga ana e Brukselit.

Përfaqësuesi kryesor i kompanisë Google, vitin e kaluar tha se BE-së i mungojnë fakte dhe se kompania me siguri se do të ankohet nëse merret vendimi negativ në gjyqet evropiane. Ky rast mund të shtyhet edhe për disa vite.