Pas modelit të ri U11, HTC këtë javë ka paralajmëruar edhe pajisjen e vet për realitetin virtual (VR), i cili mund të sjellë ndryshime të mëdha në teknologji.
Pajisja do të jetë plotësisht e pavarur dhe për përdorimin e tij nuk do të ketë nevojë për kompjuter të fuqishëm dhe telefon, i cili vendoset në të dhe telat shtesë për ndonjë pajisje tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoogle njoftoi se do të zgjerojë platformën e vet Daydream edhe në nivel të kategorisë së pajisjeve të pavarura, e cila pritet të ofrojë gjithçka që është e nevojshme për bartjen e realitetit virtual, transmeton Kosovapress.
Më shumë detaje për vetë pajisjen nuk janë bërë të ditura, por në HTC besojnë se do të jetë i thjeshtë dhe i lehtë për përdorim. Versioni përfundimtar pritet të paraqitet më vonë gjatë këtij viti dhe besohet se do të ketë procesorin Snapdragon 835.