Si basketbolliste e Prishtinës, ajo ka fituar gjithçka që mund të fitohet në basketbollin e femrave.
Artina Hasani tash e 8 vjet është pjesë e Prishtinës, në ligën e femrave në basketboll, duke qenë njëra nga lojtaret më me përvojë të skuadrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe përvoja, ka qenë fakti kryesor që Artinës, i është besuar një detyrë e re, puna e trajneres, në ekipin Rinvest Prishtina U 16, në konkurrencën e femrave.
Në të njëjtën kohë, edhe lojtare edhe trajnere, Artina Hasani, ka folur për dy detyrat e saja.
23-vjeçarja ndër të tjera tregon dallimin e trajneres dhe profesionit si lojtare.
Në ekipin Rinvest Prishtina, që Hasani e udhëheq, në përbërje është edhe
16-vjeçarja Besjana Martinaj, e cila ndërkohë është edhe bashkëlojtare e trajneres së saj, te Penti Prishtina.
Për profesionin e trajnerit, këshilla i ka dhënë Artinës, edhe trajneri i saj te Penti Prishtina, Fidan Shatri.
Hasani si lojtare këtë edicion ka fituar Kupën e Kosovës me Prishtinën, përderisa si trajnere e Rinvest Prishtinës, renditet në pozitën e parë dhe në 15 ndeshje ka 15 fitore.