Sport

Mustafi i lumtur për golin, i mërzitur për barazimin

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, është shprehur i lumtur që ka shënuar golin e dytë për fanellën e “Topçinjve”, por është mërzitur që ekipi i tij nuk arriti fitoren në derbin me Manchester Cityn.

Mustafi asistoi në golin e parë dhe shënoi të dytin për barazimin 2 me 2 të Arsenalit me Cityn.

“2-2 barazimi në shtëpi ndaj Cityt. I lumtur që ndihmova ekipin me golin tim. Turp që nuk i morëm tri pikët”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Arsenali tani mbetet shtatë pikë prapa pozitës së katërt, e fundit që çon në Ligën e Kampionëve.