Llapi ka mposhtur Feronikelin për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Llapjanët mposhtën ekipin nga Drenica vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi vazhdimet u mbyllën me rezultat 2 me 2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLlapi dy herë ishte në epërsi ndaj Feronikelit, por nuk arriti ta ruajë atë deri në fund. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1:1, kurse pas vazhdimeve 2:2.
Llapjanët kaluan të parët në epërsi me golin e Festim Krasniqit në minutën e 59-të nga gjuajtja e lirë. Mirëpo, vetëm tetë minuta më vonë Feronikeli i barazoi shifrat pas autogolit të Hamdi Namanit.
Ndërkohë, në vazhdime Feronikeli ishte më këmbëngulës për të gjetur golin, por ishte Llapi që shënoi sërish i pari në minutën e 105-të, kur Mirlind Daku shfrytëzoi një gabim të Ardian Limanit. Në minutën e fundit të vazhdimeve Feronikeli i barazoi shifrat me golin e Mendurim Hotit nga penalltia, pasi paraprakisht një lojtar i Llapit e ndali topin me dorë në vijën fatale të portës.
Në gjuajtjet e penalltive më të suksesshëm u treguan futbollistët e Llapit, të cilët fituan 4:2. Te llapjanët dështoi vetëm Hamdi Namani, derisa te Feronikeli nuk shënuan Mark Milicaj e Yll Hoxha.