Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Palestina po bën hapat e parë të bejsbollit

Nuk ka topa bejsbolli. Shkopinjtë nuk janë në përputhje me rregulloret. Madje nuk kanë as kufizime në formë diamanti në fushë për të luajtur bejsboll, por kjo nuk ndalon një grup nga Palestina për të themeluar federatën e bejszbollit e softballit në këtë vend.

"Federata ka për synime të bëjë bejsbollin të njohur në mesin e palestinezëve, të ndihmojë lojtarët e lojtaret amatore të bëhen profesioniste dhe të stërvitë trajnerët e referët lokalë", ka thënë trajneri i skuadrave përfaqësuese, Mahmoud Tafesh, shkruan Washington Post.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Federata, që ka selinë në Rripin e Gazës, është themeluar në fund të janarit, përcjell sot Koha Ditore. Në muajin vijues, territori ka formuar skuadrën e parë, të përbërë nga 20 meshkuj dhe 20 femra. Femrat janë më të gjalla, sipas Tafeshit, që ka marrë disa lojtare nga kolegji i edukimit sportiv në Gaza.

"Ne kemi shënjestruar këtë grup pasi kishin leje nga familjet për të luajtur sport si studente të sportit. Nëpërmjet tyre, ne kemi nisur, të sjellim më tepër vajza nga fushat tjera si gazetaria dhe ekonomia", thotë Tafesh.

Lojtaret, dhe madje edhe vetë Tafeshi, janë fillestarë, por entuziazmi shfaqet çdo javë, ndërsa paraqiten në seanca stërvitore dyorëshe...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.