Milot Rashica ka debutuar në fitoren shumë të rëndësishme të Werder Bremenit në udhëtim te Schalke. Dhe për këtë ai është shprehur se është shumë i lumtur.
Në këtë takim Rashica luajti për 56 minuta, për t’u zëvendësuar në pjesën e dytë nga Johansson, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam shumë i lumtur që kam debutuar por edhe më i lumtur për fitoren. Ishte një ndeshje me ritëm me të vërtetë të shpejtë dhe një atmosferë shumë e zhurmshme. Dhashë gjithçka dhe po shikoj përpara në javët e ardhshme dhe për më shumë minuta në Bundesligë”, është shprehur Rashica për faqen zyrtare të klubit.
Werderi e mposhti Schalken në udhëtim me rezultat prej 1 me 2.